HomeAktuale

Rexhepi: Mentaliteti qeverisës i Frontit për Ndryshim është ndryshe

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka komentuar ndarjen e vendimeve të përhershme të punës për punonjësit e ndërmarrjes pub

Tërnoci “ demolon “ Pavllovcin
Planifikimi i buxhetit në Preshevë, takim me bujqit dhe bizneset
Fronti për Ndryshim: Bujanoci ka hyrë në vitin e dytë të çlirimit politik

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka komentuar ndarjen e vendimeve të përhershme të punës për punonjësit e ndërmarrjes publike “Komunalia”.

Ai theksoi se punëtorët e pastrimit – dhe jo vetëm ata – nuk do të trajtohen më si “turistë politikë”, për t’u shantazhuar me “libreza partie” para zgjedhjeve apo për të mbushur radhët e tubimeve politike.

“Ata, me dinjitet, do ta kryejnë punën e tyre në shërbim të komunitetit! E meqë ra fjala, ky është misioni që vetëm Fronti guxon ta realizojë”, ka shkruar Rexhepi.

Sipas tij, këto janë detaje që përbëjnë dallimin thelbësor të mentalitetit të qeverisjes së Frontit, ndërsa ndryshimi është një rrugëtim që ruan integritetin dhe dinjitetin e gjithsecilit.

Në fund, ai uroi suksese ndërmarrjes publike “Komunalia” në punën e saj.

COMMENTS