HomeAktuale

Ramadani takon kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka takuar në Tiranë kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. "Sot pata nd

Preshevarët e largojnë Tërnocin nga titulli
Takohen Nagavci e Mustafa
Ambasadori i OSBE: Tërrnocasit duhet të dalin në rivotim që shqiptarët të kenë deputetin e tyre

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka takuar në Tiranë kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

“Sot pata nderin ta takoj kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë znj. Lindita Nikolla me të cilën bashkëbiseduam për problemet e shqiptarëve të Bujanocit e në tërësi Luginës së Preshevës, ku e njoftova nga afër me preokupimet që po hasin qytetarët tan.

Mos integrimi i shqiptarëve,unifikimi I faktorit politik, lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare, ishin temat të cilat i diskutuam, ku edhe morëm mbështetjen e institucionit më të lartë të shtetit se përkujdesi, angazhimi dhe prezenca e Shqipërisë ndaj Luginës së Preshevës do jetë prezentë për këto dhe shumë çështjeve tjera.
Bashkëmundemi! 🇦🇱🇦🇱”, ka shkruar Ramadani  në Facebook.

COMMENTS