Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka takuar sot shefin e misionit të OSBE-së në Beograd, Jan Braathu. "Sot pata kënaqës
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka takuar sot shefin e misionit të OSBE-së në Beograd, Jan Braathu.
“Sot pata kënaqësinë të takoj Ambasadorin e OSBE-së në Beograd OSCE Mission to Serbia
z.Jan Braathu, me të cilin diskutuam për situatën në të cilën po ndodhen qytetarët e Luginës së Preshevës.
Diskutuam edhe për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore me theks të veçantë në gjykatë dhe prokurori.
Falënderova Ambasadorin për rrolin dhe përpjekjen e vazhdueshme që po e bën për senzibilizimin e problemit të Luginës së Preshevës.
Bashkëpunimi duhet të vazhdoj me aleatët ndërkombëtare dhe me përpjekje të përbashkëta”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
COMMENTS