Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka pritur në kabinetin e tij një grup të përfaqësuesve të mërgatës nga ky qytet që vepro
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka pritur në kabinetin e tij një grup të përfaqësuesve të mërgatës nga ky qytet që veprojnë në shtetet e Perëndimit.
Me këtë rast, në profilin e tij në FB, Ramadani ka shkruar:
Me bashkëatdhetarët e Bujanovcit!
Sot pata kënaqësinë të pres në takim vëllezërit tanë nga mërgata e Bujanocit Asociacioni Qytetar Bujanoci, kryetarin e saj Lulzim Abazin me bashkëveprimtar.
Bashkëbiseduam për komunikimin e vazhdueshëm që duhet ta kem me Komunën dhe projektet dhe idetë tjera që kanë të bëjnë me afrimin e të rinjve tanë dhe lidhshmërinë e tyre që duhet ta avancojnë në mes veti në të ardhmen.
Falënderova për angazhimin që po e bëjnë me disa projekte me financimin e bursave për studentët tanë dhe inkurajova dhe vlerësova punën e tyre.
Diaspora jon është aseti ynë, të rinjtë tanë jan e ardhmja, qofshin në diasporë qofshin këtu.
Ju mirëpresim çdo her dhe falenderit që kontriboni për vendin tuaj.
COMMENTS