HomeNë fokus

Qeveria e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në Prishtinë një memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në emër të të dyja institucioneve, mar

Shqiprim Arifi pritet nga Përparim Rama
Kamberi dhe Mustafi përmbledhin vizitën njëjavore në SHBA
UNË DO TË PËRFAQËSOJË DENJËSISHT VLERAT TUAJA STUDENTORE

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në Prishtinë një memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Në emër të të dyja institucioneve, marrëveshja u firmos nga kryeministri kosovar Albin Kurti dhe kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi.

Vet Mustafi marrëveshjen e ka quajtur historike përmes një postimi në Facebook.

Postimi i Mustafit:

HISTORIKE

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës! 🤝

Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës pata nderin më të madh të jetës sime, nënshkrimin e Memorandum të Bashkëpunimit me Republikën e Kosovës.

Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.

 

COMMENTS