HomeAktuale

Pajaziti mirëpret memomrandumin e bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe KKSH-së

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka mirëpritur nënshkrimin e memorandumit midis Qeverisë së Kosovës dhe KKSH-së. Pajaziti ka thënë

Seancë dëgjimore për Luginën në Senatin Amerikan
Ja çka u punua dhe cilat punë po realizohen në Malësi të Bujanocit
Asfaltohet oborri i shkollës në Bujanoc

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka mirëpritur nënshkrimin e memorandumit midis Qeverisë së Kosovës dhe KKSH-së.

Pajaziti ka thënë se ky akt do të vazhdohet të implementohet nga kryetari i ardhshëm i KKSH, Levent Qazimi.

Postimi i Pajazitit:

Mirëpresim memorandum bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar
Shqiptar në Serbi.

Edhe pse ky vendim po merret 15 ditë përpara zgjedhjeve për këshillat kombëtarë të pakicave, dhe si i tillë, do të keqpërdoret nga akterët nënshkrues për poena politik, mendojmë që ky do të jetë një hap i cili do të vazhdohet nga kryetari i ardhshëm i KKSh-së, Levent Qazimi, drejt realizimit të shumë projekteve në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Leventi do të thellojë bashkëpunimin me institucionet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, por posaqërisht do t’ia kthejë dinjitetin Këshillit Kombëtar Shqiptar, duke e bërë odë të bashkimit të komunave: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

COMMENTS