Qeveria e Kosovës do të mbështes bujqit shqoptarë nga Lugina. Kështu u bë e ditur pas një takimi midis zv/ kryeministrit të ekzekutivit kosovar
Qeveria e Kosovës do të mbështes bujqit shqoptarë nga Lugina.
Kështu u bë e ditur pas një takimi midis zv/ kryeministrit të ekzekutivit kosovar, Besnik Bislimi dhe kryetarit të KKSH, Nevzad Lutfiu.
Ky i fundit zbardhi detajet nga takimi.
Postimi i Lutfiut:
Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i mbështesë bujqit shqiptarë të Luginës së Preshevës me qëllim ruajtjen dhe avancimin e kulturës bujqësore në vendin tonë, dakordim nga takimi që patëm me zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Besnik Bislimi.
Thirrja do të hapet shumë shpejt!
Sqarime të hollësishëme do të shpalosim ditëve në vijim.
Ndërkohë, kjo nismë është përshëndetur nga kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës, Arbër Pajaziti dhe Ardita Sinani.
Postimi i Pajazitit:
Përshëndesim nismën e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur bujqit
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mbështetur bujqit në Luginë është i qëlluar dhe vie në kohën e duar.
Gadishmëria e ekzekutivit kosovar për t’i dalë në ndihmë kësaj shtrese vitale të bashkëqytetarëve tanë tregon përkushtimin institucional dhe vëllazëror për të sforcuar çdo veprimtari shoqërore në Luginë.
Shpresojmë se kjo formë e mbështetjes do të shkojë aty ku duhet duke u shpërndarë sipas kritereve të qarta dhe transparente.
Jemi të bindur se dorën e investimeve direkte dhe serioze të shtetit të Kosovës do ta ndjejnë edhe shtresat tjera të popullatës tonë.
Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës, faleminderit popullit kosovar!
Postimi i Sinanit:
🌱 Bujqësia dhe blegtoria në komunën tonë, përveç që janë traditë, përbëjnë edhe një shtyllë të rëndësishme për ekonominë dhe mbijetesën e shumë familjeve.🌾🐄 Me këtë mbështetje, hapen gjithashtu mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit, i cili mund të sjellë përfitime të mëdha ekonomike dhe të rrisë atraktivitetin e Luginës së Preshevës si destinacion turistik.
Subvencionimi për bujqit dhe blegtorët nga Lugina e Preshevës është një hap domethënës në përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria e Kosovës po jep për ruajtjen dhe zhvillimin e potencialit tonë kombëtar. Kjo mbështetje nuk është vetëm ndihmë financiare, por edhe një nxitje për rritjen e kapaciteteve tona, duke përfshirë këtu edhe agroturizmin, i cili lidhet ngushtë me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.
- Kryeministër Albin Kurti, ju falënderojmë që çdo ide dhe angazhim po e ktheni në veprime konkrete! 🙌 Faleminderit për gjithçka që po bëni për ne në Luginën e Preshevës! 💚
Një falënderim i veçantë shkon edhe për zv. Kryeministrin Besnik Bislimi për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po tregon në këtë drejtim. 🙏
Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë përkrahje të madhe, e cila jo vetëm që ndihmon bujqësinë dhe blegtorinë, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit, duke rritur ekonominë lokale dhe promovuar potencialin e Luginës së Preshevës si një destinacion unik.
COMMENTS