HomeAktualeUncategorized

Qeveria e Kosovës 500 mijë euro për Luginën

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka ndarë 500.000 euro për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Qeveria ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje

Sinani n’Ulqin, takon kryetarin e kêsaj komune
Ditë e ngjeshur politike në Bujanoc: Shqiptarët nuk i bëjnë 21+, filluan bisedimet me listat serbe
APN:Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë  

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka ndarë 500.000 euro për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Qeveria ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), ku ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë euro për Komunën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia”, thuhet në komunikatë.

Ndarja e mjeteve u bë pak ditë pasi, Kurti kishte zhvilluar dy biseda telefonike, njërën me Kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberi dhe tjetrën me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

COMMENTS