Studiuesit kanë zbuluar se ka tri variante të coronavirusit të ri, të përhapur në të gjithë botën

HomeKoronavirusiShëndetësi

Studiuesit kanë zbuluar se ka tri variante të coronavirusit të ri, të përhapur në të gjithë botën

Studiuesit që hartografuan disa nga përhapjet origjinale të coronavirusit te njerëzit kanë zbuluar se ka disa variante të virusit në të gjithë botën.

Bujanoci së shpejti rishikon buxhetin e vitit 2024
Raundi i dytë i dialogut shoqëror: A do të arrihet diçka konkrete?
Aliu nga Novi Pazari po flet shqip

Studiuesit që hartografuan disa nga përhapjet origjinale të coronavirusit te njerëzit kanë zbuluar se ka disa variante të virusit në të gjithë botën.

Ata ndoqën rrugët e hershme evolucionare të Covid-19 ndërsa infeksioni u përhap nga Wuhan, Kinë, në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Duke analizuar 160 gjenomet e para të kompletuara të virusit nga pacientët, shkencëtarët zbuluan se varianti më i afërt me atë të zbuluar te lakuriqët u gjet kryesisht në pacientët nga SHBA dhe Australia, e jo Wuhan, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ekzistojnë “shumë mutacione të shpejta” për ta hartuar atë mjeshtërisht, tha Dr. Peter Foster

Siç bëhet e ditur, ekipi përdori të dhëna nga mostrat e marra nga e gjithë bota midis 24 dhjetorit 2019 dhe 4 marsit 2020.

Kështu, siç thuhet më tej, ata gjetën tre variante të dallueshme, por të lidhura ngushtë, të Covid-19, të cilat i quajtën A, B dhe C.

Studiuesit zbuluan se lloji më i afërt i coronavirusit me atë të zbuluar në lakuriqët – lloji A, gjenomi origjinal i virusit njerëzor – ishte i pranishëm në Wuhan, por nuk ishte tipi mbizotërues i virusit të qytetit.

Versione të ndryshuara të A u panë tek amerikanët që raportohet se kishin jetuar në Wuhan, dhe një numër i madh i viruseve të tipit A u gjetën te pacientët nga SHBA dhe Australia. Lloji kryesor i virusit Wuhan ishte B dhe ishte i përhapur në pacientët nga e gjithë Azia Lindore, megjithatë nuk udhëtoi shumë përtej rajonit pa mutacione të mëtejshme.

Ekipi përdori të dhëna nga mostrat e marra nga e gjithë bota midis 24 dhjetorit 2019 dhe 4 mars 2020

Studiuesit thonë se varianti C është lloji kryesor evropian, që gjendet tek pacientët e hershëm nga Franca, Italia, Suedia dhe Anglia.

Analiza sugjeron gjithashtu se një nga prezantimet më të hershme të virusit në Itali erdhi përmes infeksionit të parë të dokumentuar gjerman në 27 janar, dhe se një rrugë tjetër e hershme e infeksionit italian ishte e lidhur me një “grupim Singapori”.

Ai mungon te modeli i studimit i kontinentit kinez, por shihet në Singapor, Hong Kong dhe Korenë e Jugut.

Lloji origjinal është zhvendosur në SHBA dhe Australi ndërsa lloji C është përhapur në Evropë

Shkencëtarët argumentojnë se metodat e tyre mund të zbatohen për të ndihmuar në parashikimin e pikave të ardhshme globale të transmetimit dhe të rritjes së sëmundjes.

Gjetjet janë botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Science (PNAS).

Ndërkohë thuhet se varianti A, më i lidhur ngushtë me virusin që gjendet në lakuriqët dhe pangolinat, përshkruhet si rrënja e shpërthimit nga studiuesit.

Lloji B rrjedh nga A, i ndarë nga dy mutacione, atëherë C është nga ana tjetër një ‘bijë’ e B, sugjeron studimi.

COMMENTS