Partia për Veprim Demokratik-PVD është subjekti i rradhës i cili ka dorëzuar listën në KKZ për zgjedhjet lokale tê dy qershorit. Ishte kryetari
Partia për Veprim Demokratik-PVD është subjekti i rradhës i cili ka dorëzuar listën në KKZ për zgjedhjet lokale tê dy qershorit.
Ishte kryetari i këtij subjekti politik, Shaip Kamberi, i cili me këtë rast u deklarua përmes Facebookut.
Postimi i Kamberit:
Me dorëzimin e listës edhe zyrtarisht po fillon beteja politike për Komunën Bujanocin!
Sot, Partia për Veprim Demokratik – dega në Bujanoc dorëzoi listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 2 qershorit!
Një listë me 41 kandidatë që përfaqëson çdo pjesë shqipare të Komunës së Bujanocit e kryesuar nga kryetari i degës, Ragmi Mustafi është garanca e një qeverisje stabile, që njërën anë lufton për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar e në anën tjetër angazhohet për më shumë zhvillim, pastërti, mbështetje e mirqenie për banorët e komunës së Bujanocit!
Rrënjët janë tek PVD, qëndrimi është i qartë, shumicë shqiptare e jo të ndikuar nga politika përçarëse i duhet Bujanocit, e të tillë e ofron veç PVD duke vazhduar betejën politike për shqiptarët e me shqiptarët, në çdo instancë e me çdo mjet!
COMMENTS