Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, ka qenë sonte dëshmitar i skenave përplot tensione në takimin e zhvilluar në Preshevë, r
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, ka qenë sonte dëshmitar i skenave përplot tensione në takimin e zhvilluar në Preshevë, raporton Folonline.com.
Foto: Profili në FB i kryetarit të Preshevës
Burime të Folonline brenda takimit, nikoqir i së cilit ishte kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, theksojnë se biseda shpesh ka devijuar në raport me probemet nga e kaluara.
Liderët partiak kanë akuzuar njëri- tjetrin për çështje të ndrsyhme duke u futur edhe në detaje të imta të karrierave politike.
Siç merret vesh, më i zëshmi ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arfifi, i cili për një moment ka ashpërsuar retorikën dhe me fjalë kërcënuese i’u është drejtuar njërit prejt të pranishmëve.
Megjitatë, burime nga takimi pohojnë se Marrëveshja e Tiranës për Listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare është në rrugë të mbarë dhe se pritet të formalizohen vetëm disa detaje teknike.
Ky ishte edhe qëllimi kryesorë i vizitës së diplomatit shqiptar, Ilir Boçka, në Preshevë.
COMMENTS