HomeAktuale

Punëtorët e E.P. “8 marsi ” tek kryetari Arifi

Punëtorët e Entit Parashkollor "8 marsi " nga Presheva kanë diskutuar sot me kryetarin e komunës Shqiprim Arifin lidhur me problematikën e pagave.

Unioni Demokratik Shqiptar pjesë e Listës “Alternativa Demokratike Shqiptare “
Akoma pa marrëveshje qeverisëse në Preshevë
Levent Qazimi: Do të vazhdoj rrugën e babait, ai e deshi shumë rininë

Punëtorët e Entit Parashkollor “8 marsi ” nga Presheva kanë diskutuar sot me kryetarin e komunës Shqiprim Arifin lidhur me problematikën e pagave.

Pas takimit, Arifi është shprehur përmes Facebookut:

“Pas shumë ftesave, sot, punëtorët e Entit 8 Marsi i mirëprita në takim për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit në këtë institucion.

Duke i sqaruar për situatën e krijuar, i njoftova se e gjithë kjo është si shkak i punës joprofesionale, korruptive dhe manipuluese të PVD-së përmes drejtorit aktual.

Konstruktimi i kauzës politike në dëm të punëtorëve të këtij institucioni është absurditeti më i madh i cili ekzekutohet nga PVD-ja.

Krejt çka duhet të bëhet është që të respektohet ligji, institucioni i komunës si themelues i Entit parashkollor “8 Marsi” dhe gjithashtu të krijohet një bashkëpunim institucional pa u ndikuar nga partitë politike opozitare dhe pa vënë interesat e tyre mbi atë të punëtorëve.

Ne zgjidhjen e ofruam dhe mirëpresim bashkëpunimin🤝”, ka shkruar Arifi.

Ndërkohë, ditë më parë lidhur me problematikën e pagave ka reaguar drejtori i Entit “Marsi”:

REAGIM….

Në Institucionin Parashkollor ,,8 Marsi” nuk është hera e parë që ndodhë zhvatja dhe ndalesa e pagave të punëtorve nga Pushteti aktual,konkretisht nga Kryetari i Komunës. Po në fakt është hera e parë në historinë e këtij Institucioni që një Kryetar Komune siç është Shqiprim Arifi që mos ti nënshkruaj listën e pagave të punëtorve në prag të Festës së Fiter Bajramit,ku në këtë kohë dhe moment jemi të gjithë të vetëdijshëm se sa të nevojshme dhe të domosdoshme janë këto mjete. Unë si udhëheqë i këtij institucioni ndjejë shqetësim dhe keqardhje për punëtoret e institucionit ,ku po luhet me ndjenjat dhe egzistencën e tyre për interesa dhe lojra politike . Kryetari në fjalë kushtëzon dhënien e pagave me tërheqjen e emrave të rinjë nga lista e puntorëve të cilët janë marrë pas pensionimit të edukatoreve, përndryshe thonë njerëzit e kabinetit të tij(Valtina)mbesni pa paga….! E pyesim Kryetarin e komunës: Vallë,sonte në këtë natë të madhe të Fitër Bajramit a mund të pushoj rehat atje ku është pran familjes së tij? Ku në këtë natë 72 familje kanë mbetur ndoshta edhe pa e siguruar kafshatën e drekës së Bajramit? Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre…..! Shpresojmë ,le të jetë e fundit herë kjo dukuri që ndodhë shpeshherë tek ne!

Drejtori Bejzad Asllani

COMMENTS