HomeAktuale

Punësimi në Administratën Tatimore në Bujanoc shkakton reagime

Vendimi i Administratës Tatimore të Serbisë për punësimin e katër kuadrove të rinj në degën e saj në Bujanoc ka ngjallur reagime  nga përfaqësuesi

Bujanoci nikoqir i takimit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon
Kufiri i “Mollës së kuqe ” tash ka mbet Presheva
Kamberi: Buxhetimi të shoqërohet me një organ qeveritar për Luginën

Vendimi i Administratës Tatimore të Serbisë për punësimin e katër kuadrove të rinj në degën e saj në Bujanoc ka ngjallur reagime  nga përfaqësuesit politikë lokalë. Arsyeja – të gjithë të punësuarit janë nga komuniteti serb, ndërsa asnjë kandidat shqiptar nuk është përfshirë në listën përfundimtare.

Përfaqësues të subjekteve politike shqiptare në Bujanoc e kanë cilësuar këtë si diskriminim të hapur dhe shkelje të parimit të përfaqësimit të barabartë në institucionet publike. Ata kujtojnë se Bujanoci është komunë multietnike, me shumicë shqiptare, dhe kërkojnë që në çdo konkurs të respektohet përbërja etnike e popullsisë.

“Ky është një hap prapa në ndërtimin e besimit mes komuniteteve. Institucionet duhet të jenë shembull i përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë, jo të prodhojnë padrejtësi të tilla,” kanë theksuar disa nga reagimet publike.

Nga ana tjetër, deri më tani Administrata Tatimore nuk ka dhënë asnjë sqarim për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe nëse është marrë parasysh parimi i përfaqësimit proporcional.

Ky rast ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e mungesës së përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, problem që prej vitesh mbetet i pazgjidhur në Luginë.

 

COMMENTS