Një problematikë shumëvjeçare për banorët e lagjes Krivullak në Tërnoc tashmë është zgjidhur. “Një pjesë e lagjes që për vite me radhë ka paraqitu

Një problematikë shumëvjeçare për banorët e lagjes Krivullak në Tërnoc tashmë është zgjidhur. “Një pjesë e lagjes që për vite me radhë ka paraqitur shqetësim për higjienën, sigurinë dhe jetesën normale të familjeve aty, tashmë është rregulluar dhe sistemuar”, bëri të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Sipas tij, ky investim është pjesë e një angazhimi më të gjerë institucional për përmirësimin e kushteve të jetesës në çdo vendbanim të komunës. “Që nga dita e parë në krye të Komunës së Bujanocit, kam pasur një qëllim të qartë: të mos ketë vendbanim të lënë pas dore, të mos ketë qytetar që ndjehet i harruar”, theksoi Pajaziti.
Ai shtoi se “angazhimi ynë në këtë pjesë të Tërnocit me rregullimin e kanalit është vetëm një nga shumë ndërhyrjet që po realizojmë në infrastrukturë, në funksion të një jete më dinjitoze për të gjithë”.
Kryetari siguroi se investimet do të vazhdojnë me ritëm të pandalur. “Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, me të njëjtin ritëm, derisa çdo cep i komunës sonë të ndjejë dorën e kujdesit institucional”, përfundoi ai.

COMMENTS