Drejtuesit e pushtetit lokal në Bujanoc kanë qenë sot nikoqir të vizitës së drejtoreshës ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, And
Drejtuesit e pushtetit lokal në Bujanoc kanë qenë sot nikoqir të vizitës së drejtoreshës ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, bashkë edhe me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, pas kësaj vizite në profilin e tij në Facebook ka shkruar:
Një takim i frytshëm me drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo me bashkëpunëtorë dhe kryetarin e komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri me stafin e tij, si dhe kryetaren e komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani.
Në kuadër të Unionit, ku bënë pjesë edhe komuna jonë, do të punojnë bashkarisht për realizimin e projekteve në fushën e turizmit si dhe projkete në lidhje me të rinjtë.
Ndërkohë, pas takimit bashkëbiseduesit kanë bërë një deklaratë për media të cilën mund ta ndiqni në vegëzën në vazhdim:
https://www.facebook.com/bujanovac.rs/videos/1495518867474818/
COMMENTS