HomeSport

Publikohet orari i Ligës Rajonale për Rrethin e Pçinjës, shikoni me kë ndeshet Tërnoci

Lidhja Rajonale e Futbollit për rrethin e Pçinjës u ka dërguar sot klubeve orarin e ndeshjeve për sezonin e ri të garave 2020/21. Kësaj here në k

Doza e tretë e vaksinës nga nesër, qytetarët do të marrin SMS dhe e-mail me udhëzime
Heqni dorë nga përqindja e pushtetit, jepni të tërin partisë fituese
Zbulohet murali për Dragan Stojkoviq Piksi

Lidhja Rajonale e Futbollit për rrethin e Pçinjës u ka dërguar sot klubeve orarin e ndeshjeve për sezonin e ri të garave 2020/21.
Kësaj here në kampionatin rajonal do të marrin pjesë gjithësejt 11 skuadra, raporton FOLonline.
Do theksuar se për dallim nga sezonet tjera disa ekipe kanë hequr dorë nga garat për shkak të problemeve finansiare.
Në kuadër të kësaj Lige do të bëjnë pjesë dy ekipe shqiptare, KF „ Tërnoci „ dhe KF „ Lugina „
Tërnoci ndeshjen e parë do ta zhvilloj si vendas kundër Pavllovcit më 13 shtator, duke filluar nga ora 15.30.
Në të njejtin orar ekipi i Luginës pret në fushë të vet ekipin e Juzhna Pruga.

Orarin e sezonit vjeshtor të kompletuar e gjeni këtu:

COMMENTS