HomeNë fokus

Propozohet Rezolutë për gjykimin e gjenocidit në Srebrenicë

  Deputetët shqiptarë dhe boshnjakë të tubuar rreth Grupit Parlametar "Lugina e Bashkuar - SDA Sanxhak" kanë dorëzuar në procedurë parlame

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti
Von Cramon: BE’ja urgjentisht t’i reagojë Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve
Arifi-Mitroviq përsëri kokë më kokë rreth koalicionit

 

Deputetët shqiptarë dhe boshnjakë të tubuar rreth Grupit Parlametar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” kanë dorëzuar në procedurë parlamentare Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës.

Shefi i këtij GP, Shaip Kamberi, ka publikuar tekstin e kësaj propozim- rezolute:

 

Grupi parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” ka dorëzuar në procedurë parlamentare Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës.

Pas aprovimit të vendimit përfundimtarë me të cilin aprovohet denimi i përjetshëm i kriminelit të luftës, Ratko Mladiq, është koha që Kuvendi i Serbisë të deklarohet për pranimin e gjenocidit të Srebrenicës.

Teksti i Rezolutës si në vijim:

 

Duke rrespektuar dhe pranuar Vendimet e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Tribunalit ndërkombëtarë për krime lufte për ish-Jugosllavinë,

Me qëllim të kthimit të besimit ndërnacional, ndërtimit të paqës afatgjate, sigurisë, bashkëpunimit dhe besimit midis popujve,

Duke shprehur pietetin dhe rrespektin më të thellë ndaj viktimave të popullit boshnjak të rënë në gjenocidin e Srebrenicës,

Grupi Parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, Kuvendit të Republikës së Sërbisë i

 

propozon

 

REZOLUTËN PËR GJENOCIDIN E SREBRENICËS

 

  1. Dënohet ashpër gjenocidi në Srebrenicë.
  2. Dënohët cilido mohim i këtij gjenocidi.
  3. Data 11 Korrik shpallet Dita e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.
  4. Gjykohet çfarëdo glorifikimi i krimeve të luftës dhe kriminelëve të dënuar.
  5. Shprehet keqardhje për të gjitha viktimat e pafajshme të luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe familjet e tyre dhe ftohen të gjitha shtetet fqinje të vazhdojnë të sigurojnë drejtësi dhe mbështetje të përhershme ndaj të mbijetuarve dhe viktimave të dhunës seksuale.
  6. Dëshmohet vendosmëria e shtetit të parandalojë gjenocidin dhe krimet tjera të rënda dhe konfirmon qëndrimet e dokumentit final të Samitit botëror të vitit 2005 për përgjegjësinë e mbrojtjes së popullësisë nga gjenocidi, krimet e luftës, pastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit.
  7. Garantohet ratifikimi dhe implementimi i plotë i Konvetës mbi parandalimin dhe dënimin e krimeve të gjenocidit, krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe krimit kundër njerzimit dhe aprovohen ligjet e nevojshme për përmbushjen e obligimeve nga kjo Konventë.
  8. Mbështeten përpjekjet për kryerjen e hetimeve dhe procesuimin e të gjithë të akuzuarve për gjenocid në Srebrenicë, ndërsa obligohet që do të shfrytëzohen të gjitha mjetet dhe mekanizmat të cilat ndodhen në dispozicion që të kryhen hetimet dhe të procesohen gjithë përgjegjësit.
  9. Theksohet rëndësia përmbajtësore e pajtimit e cila është e bazuar në dialog, ballafaqim me të kaluarën dhe përkushtim për arritjen e drejtësisë dhe mbështetjen e viktimave, si bazë për të forcuar dhe siguruar stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
  10. Obligohet shteti për zhvillimin e programeve edukative përmes të cilave gjeneratave të ardhshme do t’ia rikujtojnë cilat janë leksionet e nxjerra nga gjenocidet e kaluara, krimet e luftës, pastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit me qëllim të mospërsëritjes së tyre.
  11. Vërtetohet rëndësia e leksionit mbi mossuksesin që të parandalohej gjenocidi në Srebrenicë, siç është përmendur në Raportin e Sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara në përputhje me rezolutën Asamblesë së përgjithshme 53/35 dhe vendosë që me kohë dhe në mënyrë efikase të veprohet në parandalimin e përsëritjes së tragjedive të këtij lloji dhe për këtë qëllim të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion.
  12. Merret qëndrim që shkelja e të drejtave të njeriut dhe pakicave mund të jenë tregues të hershëm të mundësisë së gjenocidit dhe në këtë aspekt obligohet ky Kuvend të aprovojë ligjet dhe akte të tjera obligative të cilat padyshim do të garantojnë mbrojtjen dhe realizimin e plotë të të drejtave të njeriut dhe pakicave dhe do të siguroj pakicave kushte për realizimin e të drejtës për ekzistencë politike, barazi dhe dinjitet.

COMMENTS