HomeSport

Pronarët e Manchester City në bisedime për ta blerë klubin e nëntë – shpresojnë të mbyllin marrëveshjen për Nancyn pas krizës së coronavirusit

Pronarët e Manchester City shpresojnë që ta blejnë një klub të ri, që do të jetë i nënti që ata janë pjesë e aksionarëve, por këtë do ta bëjnë pasi të

Arifi në ring me Shefatin
Tërnoci në udhëtim të vështirë
FITORE E THELLË NË PËRMBYLLJE TË SEZONIT VJESHTOR

Pronarët e Manchester City shpresojnë që ta blejnë një klub të ri, që do të jetë i nënti që ata janë pjesë e aksionarëve, por këtë do ta bëjnë pasi të ketë kaluar pandemia.

City Football Group që është krijuar nga pronat sheik të klubi anglez, janë në bisedime për klubin franceze Nancy.

Ata do të paguajnë rreth 14 milionë euro për klubin që aktualisht garon në nivelin e dytë të futbollit francez, por bisedimet janë bllokuar pas pauzimit të futbollit.

Presidenti i Nancy, Zhak Rouselot, ka thënë javën e kaluar se ‘ishte i shqetësuar’ për marrëveshjen.

Sidoqoftë, një burim i brendshëm i Cityt tha: “Ne ende shpresojmë ta bëjmë këtë, por varet nga sa zgjat situata aktuale. Është pezull për momentin”.

Blerja e parë e City Football Group ishte ajo e Manchester City në vitin 2008.

Manchester City. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Sheik Mansour bin Zayed Al Nahyan dha miliona në klub dhe që atëherë kanë fituar katër tituj të Ligës Premier dhe dy FA Kupa.

Klubi tjetër ishte në MLS, New York City, që u morë në vitin 2013.

Një vit më pas, City Football Group bleu klubin australian Melbourne Heart dhe i ndryshoi emrin në Melbourne City.

Pastaj klubet tjera që u blen ishin Yokohama F. Marinos në Japoni, Montevideo City Torque në Uruguai, Girona në Spanjë, Sichuan Jiuniu në Kinë dhe Mumbai City në Indi.

COMMENTS