HomeShoqëri

Problem teknik në ngrohjen qendrore: NP “Komunalia” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve

Ndërmarrja Publike “Komunalia” ka njoftuar qytetarët se, pavarësisht përgatitjeve të bëra për sezonin e dimrit, aktualisht sistemi i ngrohjes qend

Arifi takon ambasadorin Braathu, në fokus edhe epilogu i bisedës me Vuçiqin
PD: Nagip Arifi nominohet kandidat për kryetar komune për zgjedhjet e dy qershorit
APN: Kuvendi komunal Preshevë me votën e SPS-it aprovoi dy buxhetet paralele të vitit 2022

Ndërmarrja Publike “Komunalia” ka njoftuar qytetarët se, pavarësisht përgatitjeve të bëra për sezonin e dimrit, aktualisht sistemi i ngrohjes qendrore nuk po funksionon normalisht për shkak të një problemi teknik.

Sipas njoftimit zyrtar, pas analizave fillestare është konstatuar se problemi lidhet me cilësinë e mazutit që po përdoret për ngrohje. Për këtë arsye, mazuti është dërguar për analiza laboratorike, me qëllim që të verifikohet nëse i përmbush standardet e nevojshme teknike dhe mjedisore.

Si pasojë e këtij problemi, është vërejtur lirimi i tymit të dendur nga oxhaku, çka ka shkaktuar ndotje të ajrit, siç dëshmohet edhe nga fotografitë e publikuara. Nga NP “Komunalia” theksojnë se kjo situatë nuk është rezultat i pakujdesisë, por i faktorëve teknikë jashtë kontrollit të tyre të drejtpërdrejtë.

“Jemi duke punuar intensivisht që ky problem të zgjidhet sa më shpejt dhe që ngrohja të rikthehet në funksion normal”, thuhet në njoftim, ndërsa qytetarëve u kërkohet durim dhe mirëkuptim deri në sanimin e plotë të situatës.

COMMENTS