HomeAktuale

Presidentja e Kosovës pret përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar”, u uron sukses në zgjedhjet e 25 tetorit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim përfaqësuesit e Listës “Koalicioni Shqiptar”, që garon në zgjedhjet pa

Pajaziti kundër nepotizmit, godet partitë në pushtet
Sa peshojnë tre deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë?!
Mustafa në takime me përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim përfaqësuesit e Listës “Koalicioni Shqiptar”, që garon në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 25 tetor.

Përfaqësuesit e koalicionit e uruan presidenten Shiroka Pula për zgjedhjen në këtë detyrë, ndërsa ajo i përgëzoi për bashkimin e tetë subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët zgjedhore.

Gjatë takimit, presidentja u uroi sukses në zgjedhjet e së dielës, duke vënë në pah rëndësinë e bashkërendimit politik për të siguruar përfaqësim sa më të fuqishëm të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Shiroka Pula theksoi se rritja e përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve do të krijonte mundësi më të mëdha për denoncimin e shkeljeve sistematike të të drejtave të tyre nga autoritetet serbe, si dhe për adresimin institucional të çështjeve dhe kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës.

Në përfundim të takimit, presidentja bëri thirrje për pjesëmarrje sa më masive të shqiptarëve në zgjedhjet e 25 tetorit, me qëllim që “Koalicioni Shqiptar” të arrijë rezultat sa më të mirë dhe shqiptarët të kenë përfaqësim më të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë.

COMMENTS