HomeAktuale

Rasti „ Banjska“, Arifi në gjykatë për shkak të mos uljes së flamurit në gjysëm shtizë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, është dashur të paraqitet sot në Gjykatën për Kundërvajtje të Vranjës, njësia në  Vladiçin Han, pët

Partitë shqiptare i thonë PO regjistrimit të popullsisë
Përmbyllet vizita në Strazburg
Deri në fund të javës PVD me listë për zgjedhjet e KKSH-së

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, është dashur të paraqitet sot në Gjykatën për Kundërvajtje të Vranjës, njësia në  Vladiçin Han, pët shkak të mosrrespektimit të „Zisë kombëtare“.

Arifi ngarkohet për veprën kundërvajtëse e cila ka të bëjë me mos uljen në gjysëm shtizë të flamurit shtetëror të Serbisë gjatë kohës sa ishte në fuqi „Ditë zie“ kushtuar viktimave në Banjskë të Zveçanit, shtatorin e kaluar.

Zhvillimet lidhur me këtë rast, Arifi i ka sqaruar përmes facebookut:

Me ftesë të Gjykatës për Kundërvajtje në Vranjë, dega në Vladiçin Han, sot u paraqita në zyrat e kësaj gjykate me akuzën për mos ulje të flamurit shtetëror në gjysëm shtizë me rastin e shpalljes ditë zie të datës 27.09.2023 që ka të bëjë me rastin e Banjskës së Zveçanit të Republikës së Kosovës.

Më vjen keq që akoma ka njerëz të atillë që përmes letrave anonime duan që të më akuzojnë dhe të më pengojnë në ushtrimin e detyrës së kryetarit të komunës.

Besoj që edhe kësaj here, si shumë herë më parë, do të dal faqebardhë.

Derisa unë të jem kryetar, terroristët nuk do të gëzojnë respekt.

Ecim përpara!

COMMENTS