HomeNë fokus

Polemika në distancë: Çomiq-Mustafa rreth pasivizimit

„Nuk ka asnjë shlyerje të organizuar të adresave (pasivimit të vendbanimit) të shqiptarëve në Serbi dhe nuk ka gjë tjetër veçse zbatimi i Ligjit p

Shënon Taipi në fitoren e Skënderbeut ndaj Partizantit
KRZ hedh poshtë ankesat e KLSH-së
Organet e PVD-së dalin me konkluzione rreth zgjedhjeve parlamentare

„Nuk ka asnjë shlyerje të organizuar të adresave (pasivimit të vendbanimit) të shqiptarëve në Serbi dhe nuk ka gjë tjetër veçse zbatimi i Ligjit për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin, dhe për këtë kemi rënë dakord me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH)“, tha për Bujanovaçke Ministrja për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Gordana Çomiq.

Ajo theksoi se ministria, të cilën ajo e drejton që nga janari, bashkë me organet kompetente të Republikës së Serbisë këtë çështje është duke trajtuar me shumë kujdes dhe është konstatuar se, sa i përket masivizimit të adresave të vendbanimit, nuk ka absolutisht asnjë qëllim shtetëror apo përndjekje të organizuar të qytetarëve shqiptarë në Serbi, porse kemi të bëjmë vetëm me zbatim të ligjit.

Ajo ka shpjeguar se zbatimi i Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrimin është pjesë e Kapitullit 23 dhe kërkesës së Bashkimit Evropian që Ministria e Punëve të Brendshme të merret më në detaje me të, duke u kujdesur që të mos ketë adresa që janë shpikur për personat që nuk ekzistojn.

„Në një bisedë me KKSH-ën, të zhvilluar në mesin e këtij vitit, kemi thënë se është detyra jonë të ofrojmë faktet dhe është vullneti i tyre nëse do të vazhdojnë të monitorojnë me shumë kujdes që të mos rrezikohen të drejtat e tyre për adresën ngase ato nuk duhet të rrezikohen „, thekson ministrja.

Ndërkohë, ndaj deklaratës së ministres Çomiq ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa.

„Ashtu si në gjitha takimet edhe në atë të djeshit kam ritheksuar se pasivizimi i adresave mbi bazë etnike është i papranueshëm dhe duhet rikthyer adresat të gjithë shqiptarëve që padrejtësisht i janë pasivizuar“, ka shkruar Mustafa në Facebook.

„Kjo çështje është e nënvizuar si në raportin e vitit të kaluar ashtu edhe të këtij viti të progresit Serbisë në BE. Gjithashtu, është nënvizuar edhe edhe në Raportin e Departamentit Amerikan për nivelin e drejtave të njeriut në Serbi“, ka nënvizuar tutje ai.

„Madje, pasivizimi i adresave është vlerësuar nga Komiteti i Helsinkit në Beograd si “përdorim i mjeteve administrative për zbatimin e spastrimit etnik”.

Këshilli Kombëtar Shqiptar pasi ka mbledhur nga tereni të dhënat mbi pasivizimin e adresave ka ofruar ndihmë juridike falas.

Për më tepër, tashmë është nisur procesi gjyqësor me padinë para Gjykatës së Lartë në Beograd për rastin e pasivizimit të adresës së Safet Demirit nga Medvegja“, është shprehur Mustafa.

COMMENTS