I dënojmë sjelljet e sotme të kryetarit të Kuvendit Komunal Enver Ramadani të cilat paraqesin një primitivizëm të llojit të vet kur është në pyetj
I dënojmë sjelljet e sotme të kryetarit të Kuvendit Komunal Enver Ramadani të cilat paraqesin një primitivizëm të llojit të vet kur është në pyetje udhëheqja e një institucioni.
Nuk është hera e parë që ai në cilësinë e kryesuesit të seancës tregon arrogancë ndaj këshilltarëve të subjektit tonë politik.
E kuptojmë tendencën e tij të shfaqet një lloj „sherifi“ por këto gjeste janë të papranueshme për kohën në të cilën jetojmë.
Në vend se të jetë shembull-model i parlamentarizmit, i njejti me ndërhyrjet e stilit banal ndërpret këshilltarët tanë në artikulimin e fjalimeve.
Forma e tij e përdorur ka për qëllim çorientimin e zërit ndryshe dhe devijimin nga kritikat e arsyeshme.
Edhe përkundër këtij stili të përdorur, i bëjmë me dije kryesuesit Ramadani se nuk mund aspak të na zbrazë nga synimet tona në demaskimin e këtij pushteti të keq, pjesë e të cilit është edhe vet ai.
Kërkojmë nga zotëriu që në seancat e radhës këshilltarët tanë t’i trajtojë në mënyrë të barabartë ngase me këtë detyrë e obligon edhe vet rregullorja.
Në të njejtën kohë i sugjerojmë që të shfaq norma më të larta etike ngase udhëheqë një organ i cili duhet të jetë oazë e ruajtjes së demokracisë dhe tolerancës.
Bujanoc: 16.11.2021
Dega e Alternativës për Ndryshim
COMMENTS