HomeNë fokus

Kërkohet vëmendje e shtuar e faktorit ndërkombëtar

"Kryetari Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe Zëvendëskryetari Almin Shaqiri, mirëpriten dje, delegacionin për çështje politike nga Organizata

MBAHET MBLEDHJA E PARË E GRUPIT TË POSAÇËM TË PUNËS PËR INTEGRIMIN E SHQIPTARËVE NË INSTITUCIONET SHTETËRORE
“Spastrim etnik”, Osmani në OKB flet për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë
Nesër zgjedhjet për KKSH

“Kryetari Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe Zëvendëskryetari Almin Shaqiri, mirëpriten dje, delegacionin për çështje politike nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Beograd z. Dimitrija Redzic dhe znj. Angela Zettler”, njofton faqja zyrtare e komunës së Preshevës në Facebook.

“I njoftuan përfaqësuesit e OKB mbi sfidat dhe problemet e shqiptarëve të Luginës, me theks të veçantë mbi pasivizimin e adresave, çështje kjo që kërkon vëmendjen e plotë të faktorit ndërkombëtar pasi që po aplikohet në mënyrë selektive nga qeveria e serbisë për shqiptarët e Luginës, si skenar që ka për qëllim ndryshimi e strukturës etnike.

Kërkuan vëmendjen e plotë të faktorit ndërkombëtar për shqiptaret e Luginës dhe për trajtimin e problematikave shqetësues që shqiptarët po përballen në përditshmëri”, thuhet në njoftim.

COMMENTS