HomeNë fokus

MUSTAFI: ZBATIMI SELEKTIV I LIGJEVE, DISKRIMINON SHQIPTARËT E LUGINËS

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit për çështje politike nga zyra e OKB-së në Beograd.

Shaqiri:Shqiprim Arifi ende po vazhdon të jetë makthi më i madh i partive politike dhe politikanëve si brenda dhe jashtë Luginës.
Britania e Madhe prezanton në Bujanoc mundësitë për studime dhe grantet për organizata
Ka filluar hapja e rrugës Dobrosin – Konçul

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit për çështje politike nga zyra e OKB-së në Beograd.

Për takimin në fjalë, Mustafi është shprehur përmes Facebookut:

Sot mirëprita ekipin për çështje politike nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, znj. Angela Zettler dhe z. Dimitrija Redzic.

I njoftova me situatën postelektorale dhe qasjen me të cilën komunitetit shqiptar po i mohohet përfaqësimi përshkak të implemetimit selektiv të ligjit e akteve nënligjore nga Beogradi zyrtar.

Pozitën e vështirë dhe abuzimi me të drejtat themelore të të drejtave të njeriut, veçanërisht me procesin e pasivizimit të adresave nga autoritetet policore.

Injorimin e skajshëm në realizimin e marrëveshjeve të nënshtruara nga Qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit institucional e politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Dhe domosdoshmërinë e trajtimit të Luginës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

COMMENTS