HomeNë fokus

Përurohet objekti i renovuar i KKSH-së, në muret e tij vargjet e Naim Frashërit

Objekti i Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSh nga sot ka një pamje tjetër. E gjithë kjo fal një renovimi që pësoi ditëve tê fundit. E veçanta e d

Deri të hënën gjithçka gati e mbyllur
Arifi reagon ndaj alarmeve për bomba, kërkon hetime të rasteve nga kompetentët
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Ushtria Çlirimtare e Kosovës – kur, si dhe pse (pjesa 17)

Objekti i Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSh nga sot ka një pamje tjetër.

E gjithë kjo fal një renovimi që pësoi ditëve tê fundit.
E veçanta e dukjes së re janë vargjet e poetit tonë të madh Naim Frashëri me veprën e tij “Gjuha jonë”.

Kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu , kishte premtuar gjatë fushatës renovinin e kësaj godine duke paraqitur edhe projeksionin se si do tê dukej ajo.

Në solemnitetin e rastit të zhvilluar sot, objekti i gjason mu atij projeksioni.

Ndryshe, deri në fillim të viteve të 90′ të shekullit tê kaluar godina në fjalê ka shërbyer si selia e Komitetit Lokal të Lidhjes së Komunistëve.

Shqiptarët në ish-Jugosllavi ishin të parët që dorëzuan “librezat e kuqe” duke krijuar organizime tê pavarura politike në sistemin pluralist i cili sapo po krijohej.

COMMENTS