HomeNë fokus

Përkujtohet dëshmori Artan Abazi

Në fshatin Lluçan të Bujanocit, sot në 20 vjetorin e rënies është përkujtuar dëshmori, Artan Abazi, nga Miratoci. Me këtë rast, pranë lapidarit

Fletparaqitje në prokurori për dy lokale në Bujanoc, tejkaluan kufizimin e orarit të punës
𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, 𝐏𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥
A është afër marrëveshja LPD, PD, PVD, “Dr.Dejan”?

Në fshatin Lluçan të Bujanocit, sot në 20 vjetorin e rënies është përkujtuar dëshmori, Artan Abazi, nga Miratoci.

Me këtë rast, pranë lapidarit të tij homazhe bëri edhe zv/ kryetari i komunës së Bujanocit dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu.

Postimi i Musliut:

Në 20 vjetorin e rënies së Artan Abazit, dëshmor i kombit, i cili më 18 shkurt 2001 u flijua në artarin e lirisë, për të mos vdekur asnjëherë.

Sot bashkë me familjarët e Altanit, veteranët e UÇPMB-së, familje të dëshmorëve si dhe me bashkëveprimtarë, revokuam kujtimet më të bukura për veprën e Artanit si dhe nderuam me homazhe në vendin e prehjes së tij në Dobrosin dhe në vendin e rënies së tij në Lluçan.

Kontributi dhe vepra që i dha atdheut për liri e çlirim, është pjesë e pandashme e  misionit dhe amanetit që na e lanë brezave tanë.

Lavdi për Artan Abazin,

Lavdi për gjithë dëshmorët e atdheut.

COMMENTS