HomeNë fokus

Shqiprim Arifi: Në Bujanoc po ndryshon demografia

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka reaguar fuqishëm ndaj vendimit të djeshëm të Kuvendit Komunal të Bujanocit për dhënien e

Arifi takohet me ambasadorin e Shqipërisë
Humb jetën fëmiu tre vjeçar në Preshevë, ngulfatet në pishinë
Dr. Salihu: Kemi zbutje të situatës me Covid por asesi nuk duhet të lirohemi

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka reaguar fuqishëm ndaj vendimit të djeshëm të Kuvendit Komunal të Bujanocit për dhënien e lejes për „ndërtimin e banesave për çështje sociale“.

Arifi ka thënë se në ditën kur gjithë populli shqiptarë festonte Pavarësinë e Kosovës, koalicioni PD,PVD dhe LPD miratuan një vendim që kontribon në ndryshimin e demografisë së Bujanocit.

Reagimi i Arifit:

Jam i tmerruar nga aprovimi i pikës së ashtuquajtur “ndërtimi i banësave për çështje sociale” në Kuvendin Komunal të Bujanocit nga pushteti aktual PVD, PD dhe LPD, ku në pretekst të çështjes sociale, po përgaditin infrastrukturën për sjelljen e refugjatëve nga kampet serbe në drejtim të Bujanocit.

Mbajtja e kësaj seance punuese të Kuvendit Komunal në ditën e 17 Shkurtit, kur anembanë Shqiptarisë festohet Pavarësia e Republikës së Kosovës, shërben si kamuflim perfekt për të jetësuar projektet të tilla.

Akomodimi i refugjatëve në Komunën e Bujanocit, që sipas disa informatave janë paramilitar serb nga luftrat ballkanike të dekadave të fundit, ka për qëllim nxitjen e incidenteve ndëretnike në vendin tonë.

Realizimi i këtij projekti do të ndryshoj përgjithmonë strukturën demografike në Komunën e Bujanocit, me ç`rast pas Medvegjës po humbet definitivisht edhe Bujanoci.

Ftoj koalicionin bashkëqeverisës në Bujanoc PVD, PD dhe LPD  të distancohen nga ky veprim anti-kombëtar dhe të bëjnë ç`mos të parandalojnë projekte të tilla që synojnë ndryshimin demografik aq të ndjeshëm në veçanti për qytetarët e Komunës së Bujanocit dhe në përgjithësi për Shqiptarët e Luginën e Preshevës.

COMMENTS