HomeShoqëri

Përfundon rregullimi i tualeteve në administratën komunale

Kryetari i Komunës së  Bujanocit Arbër Pajaziti ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i tualeteve brenda administratës komunale, të cilat sipas tij,

Kursimi i energjisë, përfitojnë 64 familje: Pajaziti ndanë kontratat
Rexhepi: Serbia po pengon realizimin e fondit të bujqëve dhe zyrtarizimin e kryetarit të ri të KKSH
Shqipëria pjesëmarrëse e Expo 2027 në Beograd

Kryetari i Komunës së  Bujanocit Arbër Pajaziti ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i tualeteve brenda administratës komunale, të cilat sipas tij, për vite me radhë kanë qenë në gjendje të papranueshme.

Pajaziti ka theksuar se ky investim nuk përbën luks, por standard minimal që duhet të garantohet në çdo institucion publik.

“Punëtorët e administratës sonë meritojnë kushte të pastra, të sigurta dhe dinjitoze pune. Respekti fillon nga gjërat bazike”, ka deklaruar ai.

Sipas kryetarit, përmirësimi i kushteve të punës është pjesë e përkushtimit për të ndërtuar një administratë më funksionale dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

“Kur kujdesemi për njerëzit tanë, forcojmë institucionin”, është shprehur Pajaziti.

COMMENTS