HomeSport

Përfundon kampionati në të gjitha kategoritë, pionierët e KF Tërnoci më të sukseshëm se seniorët dhe fatosat (tabelat)

Ka përfunduar edicioni 2021/2022 në të gjitha ligat dhe në të gjitha kategoritë ku organizator i garave ishte Federata e Futbollit të Serbisë Lind

Musliu takon ministren e arsimit të Shqipërisë
Ndahen kontratat për bizneset nga mjetet e Trupit Kordinues
“Zhduken” flamujt ndërkombëtarë nga qendra e Bujanocit

Ka përfunduar edicioni 2021/2022 në të gjitha ligat dhe në të gjitha kategoritë ku organizator i garave ishte Federata e Futbollit të Serbisë Lindore-FSRIS.

Në të trija kategoritë, seniorët, pionierët dhe fatosat, KF Tërnoci nga ky kampionat u nda me sukses mesatar.

Ekipi i parë i cili garon në ligën „zona jugu“ në xhiron e fundit ishte i lirë ndërsa kampionatin e ka përfunduar në pozitën e 9, me 10 fitore, 6 barazime dhe 10 humbje.

Kampion i ligës është shpallur ekipi Topliçanin nga Prokupla dhe sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën Serbe „Lindje“.

Nga liga kanë rënë Çekmin, Moravac, Vranjska Banja dhe Polet.

Tabela përfundimtare:

Në kategorinë e fatosave(U13), KF Tërnoci i cili garon në Ligën e Dyt-Jugu, kampionatin poashtu e ka mbyllur në vendin e 9.

Tabela përfundimtare:

Ndërsa pionierët(U15) e KF Tërnoci që garojnë poashtu në Ligën e Dytë-Jugu kampionatin e kanë mbyllur në vendin e 7, me 17 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje.

Tabela përfundimtare:

Edicioni 2022/2023 në të gjitha kategoritë fillon në pjesën e dytë të muajit gusht.

 

 

 

 

COMMENTS