HomeAktuale

Përfundojnë diskutimet publike dyditore për përfshirjen e shqiptarëve në polici

Në bashkëpunim me OSBE-në, gjatë dy ditëve të fundit është trajtuar çështja e sigurisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, me fokus të veçantë

Shqiptarët të painteresuar për  Qeveri
Haziri pret Arifin
Rasti i vdekjes së gruas gjatë lindjes në spital, Kamberi kërkon hetim profesional

Në bashkëpunim me OSBE-në, gjatë dy ditëve të fundit është trajtuar çështja e sigurisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, me fokus të veçantë tek përfaqësimi në polici dhe zjarrfikës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se janë zhvilluar takime me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shkollës së Policisë, si dhe një bashkëbisedim me të rinjtë e interesuar për të konkurruar në polici.

Sipas tij, gjatë këtyre takimeve është ngritur shqetësimi për nivelin e ulët të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sigurisë, mungesën e pranimeve të reja dhe faktin se në konkursin e fundit të policisë multietnike nuk është pranuar asnjë shqiptar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Po ashtu, është theksuar nevoja për masa konkrete që do të garantonin një përfaqësim më të drejtë dhe më dinjitoz të shqiptarëve në institucionet e sigurisë.

Rexhepi ka theksuar se programi i policisë multietnike vazhdon të mbetet mënyra kryesore për rikthimin e përfaqësimit të duhur dhe barazisë së munguar, por njëkohësisht ka bërë thirrje që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për rritjen e numrit të shqiptarëve në polici.

COMMENTS