Përaqësues institucional dhe politik nga Lugina kanë takuar në Beograd senatorin amerikan, Gary Peters. "Me ftesë të Ambasadës së Shteteve të B
Përaqësues institucional dhe politik nga Lugina kanë takuar në Beograd senatorin amerikan, Gary Peters.
“Me ftesë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd takova senatorin Gary Peters me bashkëpunëtorë.
Falemnderuam senatorin Peters për angazhimin e tij për senzibilizimin e çështjes së Luginës së Preshevës, jo veç në ShBA por edhe në Evropë dhe qendra tjera vendimmarrëse, shkroi pas takimit në Facebook kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi.
“Një takim shumë produktiv me Senatorin amerikan Gary Peters,mikun e Luginës së Preshevës. Ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të trajtuar çështjet kritike me të cilat përballen shqiptarët veçanërisht duke u fokusuar në diskriminimin, nënpërfaqësimin dhe nevojën për reciprocitet me komunitetin serb në Kosovë.
Gjatë diskutimit, theksova sfidat dhe shqetësimet e komunitetit shqiptar, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre aktive në sferën politike dhe sociale. Ne i shprehëm mirënjohjen Senatorit Peters për mbështetjen dhe përkushtimin e tij për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë.
Diskriminimi, pasivizimi I adresave e nënpërfaqësim diskutuam gjatë takimit. Theksova nevojën për përfshirje më të madhe të komunitetit shqiptar në proceset dhe institucionet republikane, ndërprerjen e diskriminimit e rikthimin e adresave.
Temë e rëndësishme e bisedës ishte çështja e reciprocitetit me komunitetin serb në Kosovë. Theksuam rëndësinë e një qasjeje të balancuar dhe marrëveshjeve reciproke të dobishme që adresojnë shqetësimet dhe aspiratat e shqiptarëve të Luginës në dialogun Kosovë-Serbi.
Mirënjohës Senatorit Gary Peters për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin e tij të sinqertë në adresimin e sfidave me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës dhe më gjerë”, shkroi në profilin e tij në Facebook deputeti Shaip Kamberi.
COMMENTS