HomeAktuale

Familja e Lleshit nuk ishte prezente në akademinë përkujtimore, a ishte kjo pasojë e koalicionit në KKSH?

Familja e ngushtë e Ridvan Qazimit nuk u pa sonte në akademinë përkujtimore e cila qe organizuar në shenjë të 22 vjetorit të vrasjes së familjarit

Kamberi pjesëmarrës i “Epopesë së UÇK-së”
ANKETË
APN me një këmb jasht koalicionit në Bujanoc

Familja e ngushtë e Ridvan Qazimit nuk u pa sonte në akademinë përkujtimore e cila qe organizuar në shenjë të 22 vjetorit të vrasjes së familjarit të tyre nga ana e forcave serbe të sigurimit.

Madje, familjarët nuk ishin prezent as në vizitën e djeshme tek muzeu në Tërnoc.

Në mes të  organizimit të sontëm nga salla u larguan edhe anëtarët e Alternativës për Ndryshim të prirë nga kryetari i degës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.

Në momentin kur moderatorja e ftoi për një fjalim rasti kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadanin, përkrahësit e APN-së filluan ta braktisin sallën.

Mungesa e familjarëve të Lleshit dhe braktisja e akademisë nga ana e personaliteteve të APN-së ndoshta mund të shihet si shenjë revolte ndaj krijimit të koalicionit në KKSH nga katër subjekte shqiptare dhe lënien në opozitë të Alternativës.

Ky subjekt politik si kanditat për kryetar të KKSH- së kishte mu djalin e Lleshit, Levent Qazimin.

Përmes disa paraqitjeve në opinion, Alternativa për Ndryshim kishte theksuar se  Qazimi ishte fitues i zgjedhjeve sipas sistemit të elektorëve dhe si i tillë i vetmi ka legjitimitetin për të udhëhequr me institucionin në fjalë.

Ndërkohë, PVD, LPD, PD dhe PDSH kanë arritur marrëveshje koalicioni duke ia besuar postin e kryetarit Nevzad Lutfiut.

Kamdidati nga LPD, sipas marrëveshjes, do të udhëheq për një vjet e gjysëm me KKSH-në, ndërsa pjesa tjetër dyvjeçare e mandatit do t’i takojë PVD-së.

Kjo e fundit kishte arritur që përmes kandidatit të saj Ragmi Mustafi të jetë parti më e votuar në zgjedhjet e drejtëpërdrejta të cilat u zhvilluan në nëntor të vitit të kaluar.

 

 

COMMENTS