HomeNë fokus

Lutfiu: I drejtë solidarizimi me Ukrainën, por pse heshtja ndaj Luginës?!

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Nevzad Lutfiu, ka kërkuar angazhimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në përmirëismin e gjendjes së

Pajaziti: Gabim që nuk u votua “Pako emergjente”
Vendimi për targa, a do të ketë lehtësime për qytetarët e Luginës?
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Kriza zhvendoset në Zonën e Sigurisë Tokësore (pjesa 22)

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Nevzad Lutfiu, ka kërkuar angazhimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në përmirëismin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë.

Përmes një postimi në Facebook, Lutfiu e ka quajtur të drejtë solidarizimin e kryministrit shqiptar me Ukrainën por ka shprehur hamendjen se si Rama po hesht përballë spastrimit etnik në Luginë.

Postimi i Lutfiut:

Shumë i drejtë solidarizimi i kryeministrit Edi Rama me Ukrainën (postime të shpeshta në facebookun e tij)

Por si nuk është i gatshëm të shkruaj një fjali për spastrimin etnik që po ndodh në Luginë të Preshevës.

Kryeministri Rama nuk mund ta ndryshojë gjendjen në Ukrainë, ndërsa gjendjen e shqiptarëve në Luginë mund ta ndryshojë (duke u bazuar në raportet që janë Shqipëri-Sërbi).

Një gjë nuk po e kuptoj, Sërbia nuk do shqiptarë brenda teritorit të saj ndërsa është e interesuar për raporte të mira me Shqipërinë?!

Përveç se jemi të lënduar nga moskujdesi i mëmëdheut, jemi xheloz kur shohim se si Sërbia i trajton serbët në Kosovë.

Sidoqoftë, Shqipëri të duam edhe atëherë kur t’i më pak na do.

Ne një ditë edhe mund të shuhemi, por kurrë të tjetërsohemi.

COMMENTS