HomeNë fokus

Për dhjetë vjet numri i nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme në Preshevë dhe Bujanoc është përgjysmuar

Ikja masive e të rinjve shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci, ka ngritur shqetësime të mëdha sa i për

Nenad Mitroviq: Nagip Arifi më ka gënjyer dhe e ka shkelur marrëveshjen
Dyshimet e Pajazitit: A ishte rastësi zjarri që e kaploi deponinë e qytetit në natën e Bajramit, apo gjithçka e planifikuar?!
Kamberi në Parlament shtron çështjen e varrezave masive dhe pasivizimit të adresave

Ikja masive e të rinjve shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci, ka ngritur shqetësime të mëdha sa i përket arsimit.

“Pyetja se çfarë do të studiosh në të ardhmen, është një nga pyetjet më të rënda për një nxënës të shkollës së mesme nga Lugina e Preshevës. Asnjëherë nuk di se si të përgjigjem. Teksa në mendje kam vetëm dy opsione: të vazhdojë studimet në Prishtinë apo të largohem drejt Gjermanisë”, ka thënë Asani.

Ikja masive e të rinjve shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci, ka ngritur shqetësime të mëdha sa i përket fushës së arsimit në këtë rajon. Numri i nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme në komunat Preshevë dhe Bujanoc, për dhjetë vjet është përgjysmuar. Nga statistikat e nxjerra nëpër shkollat e mesme në këto komuna, nga 3 mijë e 646 sa ishin në vitin shkollor 2012/13, pas dhjetë vjetësh, gjegjësisht në vitin 2022/23 janë të regjistruar vetëm 1 mijë e 865 nxënës shqiptarë.

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, të vetmen në gjuhën shqipe në Bujanoc, në vitin shkollor 2012/13 kanë qenë të regjistruar 1 mijë e 368 nxënës shqiptarë, teksa në vitin 2022/23 janë vetëm 649 sosh.

Në gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë në vitin shkollor 2012/13 kanë qenë të regjistruar 993 nxënës shqiptarë, teksa dhjetë vjet pas, gjegjësisht në vitin 2022/23 janë vetëm 628 nxënës.

Në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, në vitin shkollor 2012/13 kanë qenë të regjistruar 1 mijë e 285 nxënës, teksa në vitin 2022/23 janë vetëm 588.

Sipas drejtorit të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, moszhvillimi ekonomik ka ndikuar drejtpërsëdrejti në ikjen e të rinjve nga ky rajon.

“Moszhvillimi ekonomik i rajonit, e në veçanti i Komunës së Bujanocit, ka ndikim të madh në ikjen e të rinjve dhe familjeve për në vendet e perëndimit. Pa një zhvillim ekonomik të rajonit, vështirë se mund të ndalet trendi i ikjes së të rinjve”, ka thënë Fejzullahu.

Përveç përgjysmimit të numrit të nxënësve dhe stafit mësimdhënës, sipas Fejzullahut problemi tjetër kyç në shkollat e mesme në gjuhën shqipe në Serbi, vazhdon të jetë pajisja me librat shqip, përderisa për shkollat fillore Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë këtë vit ka ndarë 255 mijë euro për blerjen e librave shqip.

Sa i përket numrit të nxënësve shqiptarë në shkollat fillore shqipe në Luginë të Preshevës, sipas statistikave të nxjerra nga viti 2010 dhe viti 2020, edhe në këto shkolla numri i nxënësve shqiptarë është përgjysmuar. Nga 7 mijë e 246 sa kanë qenë në vitin shkollor 2010/11, dhjetë vjet pas, gjegjësisht në vitin shkollor 2020/21, kanë qenë vetëm 3 mijë e 982 nxënës./UBTNews/

Autori: Driton Iseni

COMMENTS