Drejtuesit e institucioneve lokale në Preshevë, kryetari i komunës Shqiprim Arifi dhe ai i Kuvendit Komunal, Sami Salihu, kanë takuar ambasadorin e Sl
Drejtuesit e institucioneve lokale në Preshevë, kryetari i komunës Shqiprim Arifi dhe ai i Kuvendit Komunal, Sami Salihu, kanë takuar ambasadorin e Sllovenisë në Serbi, Damjan Bergant.
Pas takimit, Arifi ka publikuar këtë postim në Facebook.
🇸🇮 | Sot, bashkë me Kryetarin e Kuvendit z.Sami Salihu, mirëpritëm në vizitë, Ambasadorin e Sllovenisë në Beograd, z.Damjan Bergant.
I njoftuar hollësisht me zhvillimet dhe gjendjen aktuale politike, Ambasadori Bergant, dha mbështetjen e tij ndaj çfarëdolloj procesi që Lugina e Preshevës po kalon.
Fokus i diskutimeve, ishte çështja e pasivizimit të adresave në nivel shtetëror, si shqetësim i madh, për të cilin po lobojmë me thirrjen për ta stopuar këtë lloj diskriminimi anti-njerëzor.
Duke qenë pranë një momenti shumë të rëndësishëm, siç është procesi i regjistrimeve të reja të popullsisë dhe zgjedhjet për të parin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, z.Bergant, na uroi mbarëvajtje me procese të qeta dhe demokratike.
Krahas kësaj, ai u njoftua edhe për projekte të rëndësishme për qytetin, për të cilat morëm zotimin se, Ambasada Sllovene është e gatshme të kontribuojë në përmirësimin e kushteve në çdo sferë.
Mirënjohës për gatishmërinë, në angazhimin për gjetjen e zgjidhjes së problemeve, për një jetë më të mirë!
COMMENTS