HomeShoqëri

Pensionohet dr. Adnan Salihu 

Sot është pensionuar dr. Adnan Salihu, specialist i mjekësisë së përgjithshme, i cili për dekada me radhë ka shërbyer me përkushtim në Shtëpinë e

Tërnoci-Lugina 3:0, rezultat zyrtar
Kamberi: Nuk mund të ketë komunitete të përzgjedhura
Më 7 maj Kuvendi i elektorëve për zgjedhjen e përbërjes së re të KKSH-së

Sot është pensionuar dr. Adnan Salihu, specialist i mjekësisë së përgjithshme, i cili për dekada me radhë ka shërbyer me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Dr. Salihu njihet si një nga mjekët më të përkushtuar në shërbim të popullatës së kësaj treve, duke ofruar kujdes mjekësor që nga fshatrat Nesalc e Muhoc, e deri te qytetarët e Bujanocit, gjithmonë me profesionalizëm dhe humanizëm.

Lajmin për pensionimin e tij e ka bërë të ditur edhe Shoqata “Mjekët e Luginës”, përmes një postimi ku theksohet:
“Sot më 24 korrik 2025 u pensionua Dr. Adnan Salihu, specialist i mjekësisë së përgjithshme që e shërbeu popullatën e Bujanocit me rrethinë për vite të tëra, duke filluar prej fshatit Nesalc e Muhoc e deri në ditën e fundit të pensionimit. Urime Dr. pensionimi, shëndet para së gjithash.”

Në fund të postimit, Shoqata, përmes kryetarit Bekim Arifi, ka shprehur mirënjohje për kontributin e dr. Salihut duke i uruar shëndet dhe qetësi në këtë etapë të re të jetës.

 

COMMENTS