HomePolitikë

Fillim i “nxehtë” i fushatës: Përplasen Mustafi dhe Pajaziti

Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale për datën 2 qershor dhe marrëveshjeve për ndarjen në dy blloqe të subjekteve shqiptare në Bujanoc, ka nisur edh

„ Dita e Diasporës „ shndërrohet në Anti – COVID
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Kriza zhvendoset në Zonën e Sigurisë Tokësore (pjesa 22)
KF „ Tërnoci „ zgjedh organet e reja drejtuese

Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale për datën 2 qershor dhe marrëveshjeve për ndarjen në dy blloqe të subjekteve shqiptare në Bujanoc, ka nisur edhe ashpërsimi i gjuhës në mediat sociale.

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, që njëkohësisht është kandidat potencial nga ky subjekt për kryetar komune, Ragmi Mustafi, ka hedhur disa akuza në drejtim të Arbër Pajzitit, kandidat i nominuar nga APN për të parin e Bujanocit, në lidhje me ecurinë e tij politike.

Nuk ka shkuar shumë, ka pasuar reagimi i Pajazitit në drejtim të Mustafit. Edhe ky ka shkruar për ecurinë politike të Mustafit.

Në vazhdim mund t’i lexoni postimet e Mustafit dhe Pajazitit.

Postimi i Ragmi Mustafit:

Njëherë PVD-ë. Më pas PD. Mandaj APN-ë.

Një herë me PD-ën dhe LPD-ën kundër PVD-ës.

Mandej me PVD-ë e LPD -ë kundër PD-ës.

Pastaj me PVD-ë, LPD-ë dhe PD-ë u bone bashkë.

I tradhtove, dole në opozitë iu bashkove SNS–it.

U vetë përjashtove nga mundësia e përbashkimit të shqiptarëve në Bujanoc.

Tash kosh reciklimit të mbetjeve nga subjektet politike që nuk ke mbet fjalë ofenduese pa iu thonë personalisht atyne.

Edhe ate, deri sa ta kuptojnë aktivistët e sinqertë, që me Simićin i ke blerë me kontrata pune.

Tash, APN-ë me kend i bënë shqiptarët bashkë, me Mitroviqin!?

Në fund, përfundon si patroni yt në Preshevë.

Me marre. Shpifës. Rrenc. Glup.

 

Postimi i Arbër Pajazitit:

Nuk mund të bie në nivelin e Ragmiut, i cili me ofendime e çoi një jetë të tërë në politikë.

Ragmiu është i përhumbur! Si, ia piu sorra mendt dhe e pranoi koalicionin me bazë parimin e fituesit, kur në KKSh po të njejtit ja morën pozitën, me parimin e dy këshilltarëve. Ragë, shiko… Ty të shkon të jesh këshilltar.

Një jetë e ke çuar si i tillë. Duke ia shpërnda shefave statuset. Prandaj, qëndro këshilltar politik dhe në garën për pushtet komunal, më voto mua dhe Koalicionin e shqiptarëve të dinjitetshëm. Largoju manovrave të  fundit të politikanëve të stërvjetëruar, se do të ngelesh këshilltar.

Të fala!

COMMENTS