HomeShoqëri

Pasaportat më nuk do të vulosen

Mbajtësve të pasaportave nga vendet e ish-Jugosllavisë që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian nuk do t'u vulosen më dokumentet e udhëtimit në a

Çfarë thonë nënshkruesit e marrëveshjes së Bujanocit: Flasin Arifi, Kamberi e Pajaziti
Si të bëheni pjesë në Planin e Veprimit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale
Aksident i lehtë komunikacioni në Tërnoc

Mbajtësve të pasaportave nga vendet e ish-Jugosllavisë që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian nuk do t’u vulosen më dokumentet e udhëtimit në aeroport kur hyjnë ose dalin nga vendet anëtare të bllokut që janë pjesë e zonës Shengen.

I njohur si Sistemi i hyrjes/daljes (EES), informacioni për hyrjen dhe daljen nga BE do të regjistrohet automatikisht përmes sistemit të ri të automatizuar.

Sistemi i ri është i lidhur me Sistemin e ardhshëm Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i cili pritet të zbatohet në nëntor.

“EES do të zëvendësojë sistemin ekzistues të vulosjes manuale në pasaporta, i cili kërkon kohë, nuk jep të dhëna të besueshme për kalimet kufitare dhe nuk lejon zbulimin sistematik të atyre që kanë kaluar qëndrimin”, njoftoi Komisioni i BE-së për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, përcjell B92, transmeton FOLonline.

Sistemi do të regjistrojë informacione specifike për pasagjerët, duke përfshirë emrin e tyre, gjurmët e gishtërinjve, imazhin e fytyrës, llojin e dokumentit të udhëtimit, datën dhe vendin e hyrjes, datën dhe vendin e daljes, si dhe periudhën e qëndrimit të tyre në zonën Shengen.

COMMENTS