HomeNë fokus

PAS SHBA-së, EDHE BRITANEZËT VIZITOJNË BUJANOCIN

Pas vizitës së djeshme të përfaqësuesve të Ambasadës së ShBA-së, sot në Bujanoc kanë qëndruar edhe përfaqësues të ambasadës së Britanisë së Madhe

Kamberi nuk shkon n’konsulta te presidenti Vuçiq
Muzikantët e Luginës nuk do t’i japin para restoranteve të dasmave, paralajmërojnë se mund edhe t’i bojkotojnë
Ndërron jetë nxënësi i klasës së IV

Pas vizitës së djeshme të përfaqësuesve të Ambasadës së ShBA-së, sot në Bujanoc kanë qëndruar edhe përfaqësues të ambasadës së Britanisë së Madhe të kryesuar nga Mia Marzouk, këshilltar regjional (për pakica etnike dhe shoqëri civile), Vladan Avramovic, këshilltar politik dhe Uros Mamić, këshilltar i projekteve.

Delegacioni nga Ambasada e Britanisë së Madhe u prit nga kryetari i komunës Nagip Arifi dhe Fejzi Beqiri kryeshef i veprimtarive publike.

Edhe në këtë takim u diskutuan temat kyqe që preokupojnë qytetarët tanë, si ajo e sigurisë dhe politike, çështjet sociale dhe ekonomike, ngecja në implementimin e planit 7 pikësh, si dhe problemi i pasivizimit të adresave të qytetarëve shqiptarë në Bujanoc, por edhe në përgjithësi në Luginë të Preshevës.

COMMENTS