HomePolitikë

Çfarë përmban letra e liderëve të Bujanocit drejtuar instancave ndërkombëtare?

Zv/kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka zbardhur sot letrën e liderëve nga kjo komunë drejtuar instancave ndërkombëtare: Postim

Musliu: Diskriminimi ka arritur kulmin
Kurrë më shumë pushtet për Nagip Arifin
Arifi takon ambasadorin Braathu, në fokus edhe epilogu i bisedës me Vuçiqin

Zv/kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka zbardhur sot letrën e liderëve nga kjo komunë drejtuar instancave ndërkombëtare:

Postimi i Musliut:

Bashkë me përfaqësuesit politik e institucional të Komunës së Bujanocit, OVL-në e UÇPMB-së, Deputetin popullor si dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar, sot njëzëri i adresuam problemet politike e kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Nëpërmjet një përshkrimi të shkurt e të qartë, ju drejtuam z.Josep Borell, z.Miroslav Lajčak si dhe znj.Ursula Von Der Leyen, si përfaqësues e udhëheqës të Bashkimit Europian.

I njoftuam institucionet përkatëse mbi problemet e vazhdueshme që po përballen shqiptarët, që nga paslufta e këndej, duke i njoftuar mbi mos gatishmërinë e Beogradit zyrtar për të mos zgjidhë problemet, por vetëm për t`i shtuar ato.

Të drejtat kombëtare, gjuha e urrejtjes, albanofobia, e deri tek rasti më i fundit i provokimit në lapidarin e dëshmorit Fatmir Ibishit, janë disa nga çështjet e ndjeshme me të cilat BE-ja duhet ta ketë një vëmendje të veçantë dhe t`i monitorojë nga afër situatën që po bëhet në vazhdimësi nga Beogradi zyrtar.

Uroj që ky mesazh të jetë një reflektim mbi të gjithë akterët politik rajonal e ndërkombëtar, që provokime të tilla të mos përsëriten, e problemet e pazgjidhura të zgjidhen.

COMMENTS