Në Bujanoc është mbajtur sot Panairi i 10-të i Bletarisë me moton “Bleta nuk njeh kufij”, një ngjarje që tashmë është kthyer në traditë për këtë q

Në Bujanoc është mbajtur sot Panairi i 10-të i Bletarisë me moton “Bleta nuk njeh kufij”, një ngjarje që tashmë është kthyer në traditë për këtë qytet.
Panairin e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili theksoi rëndësinë që kjo ngjarje ka për promovimin e bletarisë dhe produkteve vendore.
Sipas tij, ky panair bashkon bletarë, prodhues dhe dashamirë të mjaltit nga vende të ndryshme, duke krijuar një hapësirë për shkëmbim përvojash, bashkëpunim dhe promovim të prodhimeve të bletarisë.
Ai vlerësoi se bletaria është një veprimtari e rëndësishme jo vetëm për bujqësinë dhe ekonominë lokale, por edhe për natyrën dhe jetën e përditshme, duke theksuar se bletët janë simbol i punës, durimit dhe bashkëpunimit.
Me këtë rast, Pajaziti uroi organizatorët dhe të gjithë bletarët për angazhimin e tyre në ruajtjen e kësaj tradite dhe për kontributin që po japin në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale në komunën e Bujanocit.

COMMENTS