HomeNë fokus

Pajaziti: Vendi ynë po shndërrohet në “klub të pensionistëve”

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka quajtur mjaft shqetësues fenomenin e zbrazjes së Luginës. Ai ka thënë se fajtor kryesor për

Imami që për 30 vjet s’ju nda xhematit
Rritja e investimeve prej 100 milionë dinarë për Luginën, Qeveria e Serbisë refuzon propozimin e Kamberit (dokument)
Reagon Ramadani: Zotëri Gent Cakaj do mbetet “Qytetar nderi” i Bujanocit

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka quajtur mjaft shqetësues fenomenin e zbrazjes së Luginës.

Ai ka thënë se fajtor kryesor për këtë mbetet vet shteti kurse, sipas tij, nga viti 2002 e këndej pa faj nuk është as pushteti lokal.

Postimi i Pajazitit:

Ikja e të rinjëve drejtë Gjermanisë do të duhej të ishte shqetësim i çdonjërit prej neshë, pas pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë.

Këto dy fenomene po e zbrazin këtë vend, për të cilin sakrifikuan shumë gjenerata, këtë vend që ende e duam aq shumë.

Pushteti qendror është fajtori kryesor për këtë situatë, pa faj nuk janë as pushtetet lokale të një pas njëshme prej vitit 2002 e këndej, që përballë këtyre gjërave heshtën dhe nuk bënë asgjë, bash asgjë.

Politika e dy dekadave të fundit vendin tonë po e shndërrojnë në “klub të pensionerëve”, duke i krijuar kështu edhe vetës vend në këtë klub para pensionimit.

COMMENTS