HomeNë fokus

Ambasadorët shqiptarë vizitojnë Preshevën

Drejtuesit e pushtetit lokal në Preshevë kanë takuar delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Me këtë rast, kryetari i komunës Shqip

Arifin pranon Konkluzionin e Qeverisë për renovimin e shkollës në Lluçan
Kordinatori i OSBE-së tek kryetari Pajaziti
Nagip Arifi për Sasha Arsiqin : Deri dje ishte në pushtet, më kurrë nuk do të jetë

Drejtuesit e pushtetit lokal në Preshevë kanë takuar delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Me këtë rast, kryetari i komunës Shqiprim Arifi është shprehur:

Kisha kënaqësinë, që bashkë me zëvendës kryetarin Almin Shaqiri, të mirëpres në Preshevë, delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, me në krye kryetarin e këshillit, z.Besnik Mustafaj.

Në takim u diskutua detajisht për situatën politike në Luginë të Preshevës si dhe mbi zhvillimet e fundit që kanë rënduar mbi shqiptarët e kësaj ane, me theks të veçantë, diskriminimin e gjithanshëm dhe mbështetjen e paktë deri më tani në luftimin e shumë çështjeve që i përjetojnë shqiptarët si minoritet në shtetin Serb.

Në takim nënvizova, se unifikimi dhe koherenca kundrejt dhe në bashkëpunim të thellë me shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të vetmet opcione për zgjidhjen e problemeve shumëvjeçare.

COMMENTS