Fejzi Beqiri nga Samolica e Bujanocit, i cili mbanë titullin e profesorit dhe doktorit të shkencave juridike ka botuar sot në Prishtinë monografin
Fejzi Beqiri nga Samolica e Bujanocit, i cili mbanë titullin e profesorit dhe doktorit të shkencave juridike ka botuar sot në Prishtinë monografinë shkencore me titull „ Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar”.
Vet Beqiri pohon se kjo vepër ka parë dritën pas një pune disa vjeçare shkencore, ndërsa i referohet analizës së trafikimit me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar, në aspektin social, juridik, kriminologjik, politik, me qëllim të shpjegimit shkencor të kësaj dukurie negative dhe të rrezikshme shoqërore.
Beqiri sqarin se nga ky këndvështrim, studimi është fokusuar në zgjidhjet ligjore krahasuese të vendeve fqinje.
Nderkohë, për angazhimin, sugjerimet dhe vërejtjet, autori i ka shprehur mirënjohje dhe ka falënderuar, recensentët: Prof.Dr. Sc. Mirvete Zogjani-Uka dhe Prof. Asoc.Dr. Safet Krasniqi.
Nga ana tjetër recensetja, Prof.Dr. Sc. Mirvete Zogjani-Uka, përmes një postimi në Facebook është shprehur e lumtur për daljen nga shtypi të kësaj monografie shkencore.
“Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar”, është libër me interes jo vetëm për studentët e drejtësisë por edhe për prokurorë, gjyqtarë e avokat“, është shprehur prof, Uka.
„Prof.dr. Fejzi Beqiri ju falemnderit për besimin e dhënë. Kam punuar me kënaqësi, e mezi pres ta kem në duar librin, tash si lexuese.
Prof. Asoc.Dr.Sc. Safet Krasniqi, ju falemnderit për bashkëpunimin“, është shprehur ndër të tjerat recensentja Uka.
COMMENTS