HomeNë fokus

Pajaziti publikon dokumentin e shumëpërfolur, pyet kundërshtarët politikë: Çka ka këtu kundër shqiptarëve dhe „7 pikëshit“?

Duke bashkangjitur dokumentin, Pajaziti është shprehur: Kjo është përmbajtja e dokumentit që ia dorëzova ministrit të Ministrisë për të Drejtat

KBI fton subjektet shqiptare t’i përgjigjen ftesës së PD-së për konsultime rreth koalicionit në Bujanoc
Të shtënat në Zarbicë të Bujanocit, çfarë dihet deri më tash?
Seanca e 25-të e Këshillit Komunal të Bujanocit

Duke bashkangjitur dokumentin, Pajaziti është shprehur:

Kjo është përmbajtja e dokumentit që ia dorëzova ministrit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror, Demo Berisha, dhe kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq, gjatë takimit të zhvilluar më 23.09.2025 në Bujanoc.

I ftoj qytetarët shqiptarë të shohin se çfarë kam kërkuar – nëse kam bërë ndonjë gabim ose, në rastin më të rëndë, nëse kam kërkuar diçka që është kundër interesave dhe nevojave të tyre.

Veçanërisht, i ftoj kundërshtarët e mi politikë të deklarohen hapur: cilat elemente të këtij dokumenti me 10 pika janë të dëmshme për shqiptarët dhe cilat janë në kundërshtim me Planin prej 7 pikësh?

Unë nuk kam nevojë për kërkim falje, por do të dëshiroja sinqeritet!

Dokumentin po e publikoj në gjuhën shqipe, ndërsa në gjuhën serbe është dorëzuar ministrit dhe përfaqësuesve të Trupit Koordinues.

COMMENTS