HomePolitikë

KRZ azhuron rezultatet, komisionerët serbë dhe vëzhguesit e zgjedhjeve me vërejtje në procesverbal

Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka azhuruar sot rezultatet për zgjedhjet parlamentare pas rivotimit të djeshëm në Tërrnoc. Siç shihet në faqe

Komuna e Bujanocit bëhet me endokrinolog
Drejtuesit e Lidhjes së Sporteve të Serbisë vizitojnë Bujanocin
Arifi: Çfarë po bënë Serbia në Kosovë, e çfarë Kosova në Luginë?

Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka azhuruar sot rezultatet për zgjedhjet parlamentare pas rivotimit të djeshëm në Tërrnoc.

Siç shihet në faqen e KRZ-së, transmeton FOLonline, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka siguruar një deputetë në bazë të 10.144 votave të fituara apo 0,27 % të trupit elektoral.

KRZ poashtu ka publikuar edhe proces verbalin e Këshillit Votues nga vendvotimi nr.6 si dhe proces verbalin e vëzhguesve të zgjedhjeve të Organizatës „Crta“.

Në proces verbalin e Këshillit Votues nuk ka mospërputhje në rezultatet e votimit por ka një sërë vërejtjesh nga komisionerët e listave zgjedhore serbe.

Aty përmendet votimi pa dokumente zyrtare, votimi i paautorizuar, kolektiv etj.

Edhe vëzhguesi i autorizuar i zgjedhjeve, „Crta“ ka paraqitur shumë vërejtje në proces verbal të cilat pothuaj se  janë të ngjashsme me ato të komisionerëve serbë.

Në vazhdim ju sjellim të dyja proces verbalet:

@PO-PA6_a04f2e85c87419070d6de71a69479d39

@PO-PO6_840f64a7603ee4260e172aa022b175b5

 

COMMENTS