Kandidati i APN-së për kryetar të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion paszgjedhor midis
Kandidati i APN-së për kryetar të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion paszgjedhor midis PD-së, PVD-së dhe LPD-së.
Pajaziti është shprehur se kjo marrëveshje është në shërbim të ruajtjes së pozitave të përfaqësuesve të partive në fjalë.
Ai ka thënë që nuk ka pranuar të futet në këtë moçal të baltosur ngase nuk ka dashur t’i amnistojë ata, të cilët i quajti nepotistë, të korruptuar, etj.
Sipas Pajazitit, fundi i tyre është afruar dhe se goditja përfundimtare do të ndodh më 2 qershor:
Postimi i Pajazitit:
Karriget e thyera të profiterëve politik
Ata që i shkelën të gjitha parimet, që nuk zbatuan asnjë marrëveshje, që për më shumë se 20 vjet shkatërruan gjithçka publike në këtë vend, dje paskan bërë hapin e fundit në përmbylljen e karrierave politike.
Në tentativën për ruajtjen e pozitave të veta, ata paskan vulosur fatin e keq që është ka i troket në derë.
Me aktin e djeshëm, më publikisht se kurrë treguan pangopësinë e tyre prej profiterëve politik.
Tek këta fshihet gjithçka, përveç aspektit kombëtar në të cilin thirren.
Janë të njejtit që punësuan të afërmit e tyre të ngushtë, që përvetësun pronat publike, që zhvatën mjete ku i erdhi rasti, janë të korruptuar deri në fyt.
Shumë mirë që u bënë të lexueshëm dhe të kuptueshëm për të gjithë.
– Edhe mua deshët të më futni në moçalin e baltosur a?
– T’jua amnestoj të bëmat e juaja? Jo, jo.
Karriget që doni ti ruani moti u janë thyer.
Më 2 qershor do të shtriheni përtokë.
Ju nuk u bashkuat për popullin, u bashkuat për njëri-tjetrin, për të ruajtur gjendjen e pandryshueshme e të mjerueshme.
Populli ju njef.
Ndoshta nuk është me rëndësi që të jetë për NE saqë të jetë kundër JUSH.
Po vjen dita e ndëshkimit.
COMMENTS