HomePolitikë

Pajaziti paralajmëron rrethin e dytë të bisedimeve për koalicionin në Bujanoc

Lideri i Frontit për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka paralajmëruar se nga filimi i javës do të fillojë rrethin e dytë të konsultimeve për

Arifi: U tha, po bëhet
Nënshkruhet kontrata prej 8 milionë me Ministrinë e Novica Tonçevit
Kafenetë deri në ora 14:00

Lideri i Frontit për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka paralajmëruar se nga filimi i javës do të fillojë rrethin e dytë të konsultimeve për formimin e pushtetit të ri lokal në Bujanoc.

Kujtojmë se ditë më parë, ftesës së fituesit të zgjedhjeve lokale në Bujanoc, Frontit për Ndryshim, nuk iu përgjigj asnjëra nga listat shqiptare, LPD, PD dhe PVD.

Përmes postimit në Facebook, Pajaziti ka ripërsëritur se ka marrë besimin e qytetarëve për të qenë bartës i pushtetit lokal.

Postimi i Pajazitit:

Nga dita e hënë do të fillojmë me rrethin e dytë të konsultimeve me listat zgjedhore për të parë mundësinë e bashkëpunimit në ngritjen e institucioneve të reja të vetqeverisjes lokale.

Zyrtarizimi i rezultateve dhe fitorja e listës tonë Fronti për Ndryshim na jep të drejtën e pakontestueshme që sa më shpejt të sendërtojmë vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes zgjedhjeve të fundit.

Oferta jonë për bashkëqeverisje mbetet e sinqertë sikur që ishte edhe platforma të cilës elektorati i besoi duke na dhënë mundësinë për të qenë bartës të pushtetit të ri lokal në Bujanoc.

COMMENTS