Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës sot ka ndarë subvencione në vler
Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës sot ka ndarë subvencione në vlerë të përgjithshme prej 12.513.129,00 dinarë për pesë ndërmarrës nga komuna e Bujanocit.
Ky është konkursi i dytë që Shërbimi i Trupit Koordinues e shpall këtë vit, me qëllim të mbështetjes së ndërmarrësve nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Në konkursin e parë u ndanë subvencione për 9 prej tyre në vlerë të përgjithshme prej 20.755.287,71 dinarë.
Ushtrues Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, përgëzoi fituesit e subvencioneve dhe u uroi suksese në punën e tyre. Me atë rast, ai theksoi se Shërbimi i Trupit Koordinues ka 11 vjet që ndanë mjete për subvencione për ndërmarrësit nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Nenad Mitroviq theksoi se deri në vitin 2024, gjithsej 459,604,425,88 dinarë janë ndarë për të mbështetur 189 ndërmarrës, gjë që ka rezultuar në hapjen e rreth 350 vendeve të reja të punës.
Abelant Zairi, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, i përshëndeti ndërmarrësit e pranishëm në emër të kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe i përgëzoi për subvencionet e marra. Ai ka theksuar se Shërbimi i Trupit Koordinues ka bërë gjënë e duhur duke shpallur një konkurs të dytë, në mënyrë që të gjitha mjetet e parapara të ndahen për ndërmarësit.
Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues
COMMENTS